Flash News

E-TJERA

Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore

Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore

Gjithçka gati për transferimin e Theo Hernandez nga Milani te skuadra arabe e Al Hilal. Mbrojtësi francez, i cili nuk është i pranishëm në Milanello sot në ditën e parë të grumbullimit, është shumë afër shitjes.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Hernandez do të fluturojë për në Arabinë Saudite në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me klubin e tij të ri.

Transferimi do t’i garantojë atij një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Shtrëngimi i duarve erdhi në bazë të 25 milionëve eurove që do të arkëtojnë kuqezinjtë, një shifër afër 30 milionëve të kërkuara fillimisht për regjistrimin e lojtarit.

Të fundit