Flash News

DITARI POLITIK

Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)

Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Markat, Konispol.

Një 44-vjeçar i identifikuar si Saimir Haxhi, është plagosur me armë pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë banesën e një bashkëfshatari. Mësohet se teksa ka hyrë për të grabitur, pronari i shtëpisë e ka qëlluar me çifte duke e lënë kështu të plagosur.

Haxhi ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmë të parë por gjendja është përkeqësuar dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës. 

Hetuesit e Policisë së Sarandës janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit