Flash News

E-TJERA

Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht

Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht

Do të mbahet sot në Gjykatën e Fierit seanca për shqyrtimin e kërkesës për liri me kusht të ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2023, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Të fundit