Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para

Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para

Gjendet një trup i dekompozuar në fshatin Shtikë, në Kolonjë.

Policia njofton se trupi i gjetur afër stacionit elektrik, nuk është identifikuar dhe dyshohet se i përket një mashkulli.

"Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia. 

Të fundit