Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Te rasti i Erion Veliajt kemi të bëjmë me lekët e bashkisë, te Malltezi me tokën e vet

Berisha: Te rasti i Erion Veliajt kemi të bëjmë me lekët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se ka dallime të mëdha midis rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Jamarbër Malltezit, i cili u lirua sot nga arresti shtëpiak dhe masa e sigurisë iu zëvendësua me një "garanci prone" në shumën prej 3 milionë lekësh të rinj.

I ftuar në Syri TV, Berisha tha se në rastin e Veliajt bëhet fjalë për paratë e bashkisë së Tiranës dhe taksat e qytetarëve, ndërsa në rastin e Malltezit bëhet fjalë për tokën që, sipas tij, është e tija.

"Nuk mund të them që rastet e Malltezit dhe Erion Veliajt janë të njëjta. Në rastin e Veliajt, një zyrtar u akuzua për abuzim me tenderat. Vjehrra dhe nusja e tij janë gjithashtu të akuzuara. Jamarbër Malltezi nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij. Nëse në rastin e Veliajt kemi të bëjmë me para të bashkisë, në rastin e Malltezit nuk kemi të bëjmë me para të shtetit. Në rastin e Veliajt u gjetën mijëra euro, gardëroba të shtrenjta, tendera të fituara nga vjehrra e tij, vila të fshehura. Në rastin e Malltezit, akuza ishte se ai mori tokë të shpronësuar nga shteti", tha Berisha. 

Të fundit