Flash News
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjeve pa konsultim publik
Argjentina thyen rezistencën e Zvicrës në kohën shtesë, në gjysmëfinale e pret Anglia
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
Ekspertja e WIIW në Politiko: Largimi i trurit po dobëson ekonominë shqiptare në mënyrë të qëndrueshme

Suela Gjidede
Në një intervistë për Politiko.al, ekspertja e Institutit Ndërkombëtar Vjenez për Studime Ekonomike (WIIW), Isilda Mara ka shtjelluar dy nga sfidat më të mëdha që po përjeton ekonomia shqiptare vitet e fundit.
Konkretisht, ndikimi i emigracionit në tregun e punës dhe rreziqet që mund të ndikojneë në ngadalësimin e rritjes ekonomike të parashikuar për vitin 2025.
Ndikimi i emigracionit në tregun e punës
E pyetur nëse ka të dhëna që tregojnë ndikimin afatgjatë të emigrimit në produktivitetin dhe strukturën e tregut të punës në Shqipëri, Mara thekson në Politiko.al se efektet janë të thella dhe të qëndrueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për largimin e individëve të kualifikuar.
"Emigrimi, veçanërisht i individëve të kualifikuar ka efekte të rëndësishme dhe të qëndrueshme si në produktivitet ashtu edhe në strukturën e tregut të punës. Largimi i trurit kufizon grupin vendas të talenteve të nevojshme për inovacion, investime dhe përparim teknologjik.
Sektorë të tillë si kujdesi shëndetësor, ndërtimi dhe IT tashmë po përballen me mungesë të aftësive dhe inflacion pagash për shkak të këtij largimi.
Këto sfida zvogëlojnë konkurrueshmërinë e Shqipërisë dhe mund të thellojnë dobësitë strukturore.
Ne e kemi përshkruar këtë si një "rreth vicioz": tregu vendas i punës nuk arrin të ofrojë mundësi të përshtatshme - veçanërisht për punëtorët me arsim të lartë të cilët më pas emigrojnë", paralajmëron Mara.
Ajo sqaron se ky fenomen krijon mungesë të profesionistëve të kualifikuar, duke penguar aftësinë e sektorëve për të investuar dhe zgjeruar, duke dobësuar më tej ekonominë.
"Thyerja e këtij cikli kërkon koordinim të fortë midis sistemeve arsimore, politikave të tregut të punës dhe kornizave të migracionit. Do të doja gjithashtu të theksoja se qasja e adresimit të mungesës së punës dhe aftësive me punëtorë emigrantë nga vendet e tjera - ndërsa shqiptarët vazhdojnë të largohen - është zbuluar se është më pak efektive në Shqipëri. Ndërsa është vënë re fluksi i punëtorëve emigrantë nga Azia dhe rajone të tjera, Shqipëria vazhdon të funksionojë kryesisht si një vend tranziti sesa një destinacion afatmesëm ose afatgjatë", shprehet erkspertja e WIIW.
"Megjithatë, ka një anë pozitive. Siç e kam treguar në këtë studim dhe prezantim, dixhitalizimi dhe puna në distancë - të përshpejtuara nga pandemia COVID-19 - kanë lejuar shumë shqiptarë të kualifikuar të punojnë jashtë vendit ndërsa qëndrojnë fizikisht në vend. Ky fenomen, i referuar si "telemigrim", ofron një kanal të ri për të mbajtur talentin dhe për të zbutur ikjen e trurit, duke siguruar akses në paga më të larta dhe mundësi ndërkombëtare pa pasur nevojë për zhvendosje fizike", shton ajo.

Rreziqet që kërcënojnë ekonomine në 2025
Në raportin e fundit të pranverës, WIIW parashikon një rritje prej 3.7% për ekonominë shqiptare në vitin 2025. Por, sipas Marës, kjo rrritje është e kushtëzuar nga disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që mund ta ngadalësojnë.
“Mungesa e fuqisë punëtore dhe boshllëqet në aftësi, të nxitura nga emigrimi mund të kufizojnë performancën ekonomike, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, turizmit dhe shërbimeve,”, paralajmëron ajo.
Ajo shton se paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe një ngadalësim i mundshëm në ekonominë e Bashkimit Europian mund të ndikojnë negativisht në kërkesën për eksportet shqiptare dhe në nivelin e remitancave.
"Goditjet e jashtme mund të krijojnë njëfarë paqëndrueshmërie gjeopolitike dhe një ngadalësim në BE mund të dobësojë kërkesën për eksport dhe remitancat, megjithëse këto të fundit janë treguar rezistente edhe gjatë krizave të fundit si pandemia dhe lufta në Ukrainë", perfundon Mara për Politiko.al.
Të fundit
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
