Flash News

Bota

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aviero në një reagim në rrjetet sociale i ka ardhur në ndihmë vëllait të saj, i cili u përball me kritika të mëdha për mosparaqitjen në funeralin e shokut të tij të skuadrës portugeze, Diogo Jota, që u zhvillua të shtunën, më 5 korrik.

Mungesa e tij shkaktoi kritika të mëdha ndaj ikonës së futbollit, duke pasur parasysh se lojtarë të tjerë mbërritën në qytetin e Jotas, pavarësisht se kishin luajtur ndeshje më parë në të gjithë botën.

Duke iu përgjigjur kritikave, Aveiro ndau një seri historish në Instagram, duke reflektuar mbi përvojën e familjes së saj me humbjen kur babai i tyre ndërroi jetë në vitin 2005. Ajo kujtoi se si media pushtoi privatësinë e tyre në atë kohë, duke krijuar kaos në varreza dhe duke treguar pak respekt për pikëllimin e familjes.

Reagimi i motrës së Ronaldos: 

“Kur më vdiq babai… përveç dhimbjes së humbjes, u desh të përballeshim me një lumë kamerash dhe njerëz kureshtarë në varreza dhe kudo që shkonim. Dhe atëherë vëmendja mediatike nuk ishte si sot… Në asnjë moment ne (fëmijët) nuk mundëm të dilnim nga kapela; vetëm në momentin e varrimit, sepse pati një trazirë të madhe”.  “Në funeral morën pjesë presidentë, trajnerë të kombëtares në atë kohë, si Luís Filipe Scolari, etj. Nuk i kujtoj fare. Edhe nëse më përshëndetën, nuk i pashë. Dhimbja më kishte verbuar”. 

Për sa i përket dhimbjes, familjes dhe mbështetjes së vërtetë… Nuk e kupton dot kurrë se çfarë do të thotë kjo gjë, derisa ta përjetosh vetë. Nëse dikush më dërgon një mesazh për të kritikuar vëllanë tim për çfarëdo gjëje, do ta bllokoj menjëherë. Pra, do e bëjnë vetëm një herë”. 

“Po bëhet e lodhshme. Fanatizëm. Kritikë për asgjë, po e përsëris, për asgjë… Shoqëri e sëmurë… Të gjithë kemi familje. Është jashtëzakonisht e turpshme të shohësh kanale televizive, komentatorë, rrjete sociale që më shumë merren me mungesën në një varrim sesa të nderojnë me respekt dhimbjen e një familjeje të shkatërruar nga humbja e dy vëllezërve. Më vjen turp. E trishtueshme”.  

“Dhe kështu shkon bota… Shoqëria dhe opinioni. Sot s’kanë më vlerë. Janë kthyer në humnera të pakuptimta. Më vjen keq… Edhe lufta është kështu. Besomëni. E keqja njerëzore është një luftë gjithashtu. Dhe çdo ditë duhet të luftojmë kundër saj. Dhe jeta vazhdon”, ka shkruar ajo. 

Të fundit