Flash News

Ditari i Opozitës

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Për 20 muaj m'u privua liria me urdhër të Ramës

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Për 20 muaj m'u privua

Jamarbër Malltezi foli për mediat nga SPAK pas vendimit të GJKKO për t’i hequr pasën e arrestit shtëpiak, në të cilën ndodhej prej dy vitesh.

Malltezi tha se për 20 muaj i është provuar liria për një farsë politike, me urdhër të Edi Ramës.

"Ishte një farsë politike. Nuk ka një shtet ligjor por një shtet që lufton armiqtë e PS njësoj si në ‘45. Vendimi sot vjen pas 20 muajsh privim lirie. Thjesht me një urdhër politik të Ramës. Në kongresin e PS, Rama urdhëroi SPAK të procedojë Sali Berishën. Të njëjtën gjë kërkoi një diplomate e korruptuar si Yuri Kim. Një proces politik që u ndot gjatë rrugës. Kemi 16 letra sapo Rama urdhëroi të veprojë, SPAK kërceu çfarë të duash. 16 kërkesa brenda muajit. 30 vjet hetime nga instituti i sigurimeve shoqërore. Kush janë hetuar 5 breza jo një brez? E kanë filluar me stërgjyshin tim para 90 vjetësh. Kam gjetur firmën e stërgjyshit tim," tha Malltezi.

Të fundit