Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar,

Autoritetet greke kanë zbardhur pas disa muajsh hetime konfliktin mes bandave të regjistruar në shtator të vitit të kaluar jashtë një klubi nate në Pire.

Mediat e huaja shkruajnë se në përfundim të hetimeve janë arrestuar 12 persona mes tyre edhe shqiptarë, por identiteti i tyre ende nuk behet më dije. 

Nga detajet mësohet se konflikti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 29 shtatorit jashtë një klubi nate në zonën e Pireut. Dy grupe kriminale të përbëra nga të paktën 6 persona secila, fillimisht u përleshën me njëra-tjetrën me grushte dhe shqelma. Më pas, anëtarët e dy grupeve kriminale përdorën edhe armë zjarri.

Nga kontrollet fizike dhe kontrollet e kryera në banesa u gjetën dhe u sekuestruan 1 pistoletë me një karikator me 10 fishekë, 1 revolver me 6 fishekë, 1 pistoletë me goditje me 1 fishek, 1 armë gjahu, një mori fishekësh të kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë dhe këllëf pistolete, 14 thika të llojeve të ndryshme, veshjet e përdorura në konfliktin e armatosur, tableta anabolike, 1 palë doreza, 3 makina dhe 1 motorr, marijuanë me peshë 2.4 gram si dhe 175.470 euro.

Personat e arrestuar akuzohen për krijim të një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve për drogën dhe armët. Shumica e të akuzuarve kanë një të kaluar kriminale për vepra të ngjashme dhe të tjera penale, ndërsa hetimi vazhdon të përcaktojë fushëveprimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Të fundit