Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)

Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)

Teksa zjarret kanë pushtuar pyjet dhe zona të banuara në disa qytete të vendit, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur t’i largohet “nxehtësisë” duke u zhvendosur në det.

Në një video të mbërritur së fundmi në redaksinë e Politiko.al, shihet se kreu i qeverisë po shijon pushimet në ujërat e Gjirit të "Shën Andreas", së bashku me dy persona të tjerë. 

Ndërkohë që zjarrfikësit po përballen me dhjetëra vatra aktive në vend, kryeministri duket se ka zgjedhur të shijojë freskinë e detit në kulmin e sezonit turistik.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, pasi noton për pak minuta, kreu i qeverisë kthehet në gomone për të shijuar rrezet e diellit. 

Të fundit