Flash News

E-TJERA

Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)

Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari

Një punonjës i policisë në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet se jepte para me fajde te persona të ndryshëm dhe më pas i kanoste. 

Në pranga ka rënë Edison Pema, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Bëhet me dije se Pema u jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

Policia thotë se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit