Flash News

E-TJERA

Zjarri te Inceneratori/ Ironizon Gjokutaj: PS duhet t'ia vendos emrin qytetit Qelbasan!

Zjarri te Inceneratori/ Ironizon Gjokutaj: PS duhet t'ia vendos emrin

Avokati, Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me zjarrin në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit i cili prej disa ditësh vijon të jetë aktiv. 

Në një reagim në rrjete sociale, Gjokutaj shkruan me ironi se tashmë qyteti duhet të quhet "Qelbasan", nisur nga shtëllungat e mëdha të tymit që pushtuan qytetin nga djegia e mbeturinave dhe nga era kundërmuese e këtyre të fundit.

Gjokutaj vijon me ironinë teksa shkruan se me këtë rast do të organizohet një festë e madhe në të cilën për shkak të ndotjes nuk lejohet të marrin pjesë, pleqtë dhe fëmijët dhe se tw ftuarit duhet tw pajisen me kundragaz.

Postimi i plotë i Gjokutajt:

Djegia e plehrave të inceneratorit “Plehrat e Partisë” të Elbasanit plus ndotja prej vitesh nga Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” e ka detyruar Partinë Socialiste pagëzore e këtyre vend ngjarjeve që emrin e qytetit të Elbasanit ta ndryshojë me një emër të ri që ti përshtatet gjendjes aktuale!

Do të quhet Qelbasan!

Me këtë rast do të organizohet një festë e madhe në të cilën për shkak të ndotjes nuk lejohet të marrin pjesë, pleqtë dhe fëmijët! Hyrja për pjesëmarrësit është me një pagesë e cila do të mbahet nga paga apo pensioni i muajit pasardhës! Çdo i ftuar duhet të jetë i pajisur me kundragaz! Të ftuar specialë do të jenë personeli i Spitalit Onkologjik i cili do ti trajnojë qytetarët për kurimin e sëmundjes që shkakton ndotja e ajrit në kushte shtepie! Mund të shërbehen ballokume! Do të nderojë me pjesëmarrjen e tij këngëtari i madh Tit Vullkani me hitin e tij “Vetëm përpara”!

 

Të fundit