Flash News

OPINEWS

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!

Nga Petrit Vasili

Shqipëria po boshatiset, zbrazet dhe braktiset në mënyrë të frikshme.

Forca e punës po pakësohet me shifra të tmerrshme me qindra mijra njerëz.

Midis viteve 2023 dhe 2024, popullsia në moshë pune 1,864,062 persona ra në 1,542,389, një reduktim prej më shumë se 320 mijë personash brenda një viti.

Në vitin 2025, popullsia në moshë pune ra në 1,504,570 persona që përfaqëson një tkurrje totale prej 38 mijë personash në një vit dhe mbi 444 mijë në krahasim me vitin 2012, më i miri me numrin më të lartë të regjistruar 1,979,908 persona.

Grupmosha me tkurrjen më të fortë është ajo 20-24 vjeç me rreth 48% ndërmjet 2015-2025.

Në këtë moment është në një rrezik madhor ekzistenca e vetë Shqipërisë sepse rrezikon që shqiptarët të katandisen në minorancë përballë flukseve masive nga jashtë.

Shqipëria rrezikon të bëhet toka e filipinasve, nepalezëve, indianëve dhe bangladeshasve dhe jo mē atdheu dhe toka e shqiptareve.

Perballë një situate të tillë një ushtri me lloj lloj fake gazetaresh të të gjitha moshave e gjinive me një seriozitet dhe përkushtim idiot komentojnë gomarllëqet e Rames me shkarkime drejtorësh bashkie, me heqje tendash nga trotuaret e lloj lloj karnavalesh politike te Edi Ramës.

Kjo ushtri të paguarish as qe ka guxim, as larg e larg të flasë për shpopullimin e shkretimin e vendit, as për inceneratoret, që nuk ekzistojnë dhe flakët, që kanë përfshirë malet e plehrave, as për McGonigalet, as për turpin e faqen e zezë të 11 majit që po shfaqet me zë dhe figurë perditë.

Por këta lodhen kot se me karnavalet e lodhura politike të Ramës sepse nuk gënjehet kush, vetëm se këta agjitatorët mediatike justifikojnë lekët që marrin për tu legenosur nëpër ekrane.

Të fundit