Flash News

Kosova

Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia

Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zbulimit të kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se kërcënimi ka origjinën në Serbi dhe sipas tij kjo dëshmon përpjekjet për të zhvilluar “luftën aktive hibride” kundër Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Saakq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se kërcënimi është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb.


 

Të fundit