All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani

Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar plot 24 vatra zjarri në disa zona të vendit, ndërsa 6 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi, pyje dhe madje edhe banesa.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, zjarret janë përhapur në bashkitë: Elbasan, Finiq, Delvinë, Selenicë, Vlorë, Tiranë, Vorë, Krujë, Has, Mat, Malësi e Madhe, Kurbin, Korçë, Poliçan dhe Gjirokastër.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë 6 vatrat aktive janë në:

Elbasan – Në fushën e mbetjeve urbane, ku prej ditësh vijon ndërhyrja me inerte dhe kapsulim të mbetjeve. Një grup ekspertësh po monitoron ndotjen e ajrit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe mjetet e rënda vijojnë punën për izolimin e plotë të flakëve.

Finiq – Në zonën midis fshatrave Grazhdan dhe Malçan. Intensiteti i zjarrit ka rënë, por situata monitorohet nga afër nga zjarrfikësit dhe Shërbimi Pyjor.

Vlorë – Në zonën “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, zjarri ka përfshirë shkurre dhe bimësi të ulët. Ekipet zjarrfikëse të bashkisë Vlorë janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.

Tiranë – Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr. Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, por forcat e emergjencës dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura po vijojnë operacionin në terren.

Has – Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, ku po digjet një sipërfaqe me pyje pishe. Era dhe terreni malor e bëjnë të vështirë ndërhyrjen.

Poliçan – Në fshatin Zgërbonjë, ku zjarri ka përfshirë shkurre dhe ferra. Në operacion janë përfshirë zjarrfikësit me 2 mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë.

Sakaq bëhet me dije se zjarret kanë shkaktuar dëme materiale dhe ndërhyrje masive. Deri më tani në total, janë djegur rreth 7 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa në tre raste, flakët kanë përfshirë edhe banesa, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Ndëkohë, Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot priten reshje të dobëta lokale, por rreziku nga zjarret mbetet i lartë në pjesën më të madhe të vendit. Në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë, rreziku parashikohet i moderuar, por në disa zona specifike mund të shkojë sërish në nivel të lartë, sidomos në jug të Durrësit, në qendrën e Korçës dhe veri-qendër të Vlorës.

Strukturat e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të tregojnë kujdes maksimal në zonat me rrezik dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse ose autoritetet në rast të zbulimit të vatrave zjarri.

Të fundit