Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës

Nga Agron Gjekmarkaj
Kam marrë shumë mesazhe këto ditë nga miqtë e kronikës, të cilëve në ethet e mëdha të fushatës që sapo kaloi mezi u pritej rikthimi i saj .
Madje njëri syresh më tha me gazep po durojmë o qerrata deri në shtator kur kronika të pasurohet me personazhet e rinj, që duket sikur janë krijuar fiks për të.
Ju rritë ndera , Zoti ja shtoftë erzin Babos teksa qëndiste listën e deputetëve bashkë me Borën, mendonte edhe për këtë platformë të humorit të lirë.
Madje ai po me kerkon ndihme kostante duke ja njohur autoritetin kesaj strukture të posaçme antiseriozitet për të kompozuar qeverinë e re,për të shuar epshe e ndezur ëndrra! Nuk ja bëj kurrë hallall që më largoi Mimi di Puccini-n, xha Pandin, e ndonjë tjeter!
Një brengë e madhe i mundon kolegët socialistë sidomos por edhe njerzinë mbarë , se a do të tregohet kronika mjaftueshëm bujare me personazhe si Zeqineja e Roskovecit që në Parlament vjen pasi sikterisi Maldritën e Lushnjës, Sara e Peqinit dhe Cërrikut që i duhet të zevendesojë një estet të sharmit , veshjes harmonike e gjetjeve bizarre Dashin tonë, apo Ilva Gjuzin e katundeve të Tiranës, që Babo i ka caktuar detyrën të zëvëndësojë njeriun e Perendisë Tonin dhe brigadier Xhemalin xhanan burrë, që Peza dhe Dajti të mos mbeten kurrë pa nizam?!?
Disa të tjerë rrinë e mejtojnë për vendin që do të ketë në kronikë Neta e Patosit që me tortën “Belinda” ia doli të rrijë edhe 4 vjet në mejhanen e kuvendimit të halleve popullore, Dilo Nasufi sojliu i Beratit që e bren ndërgjegja si do t’ia bëjë pa shokët , Bafton , Petron, që ia morën këto zgjedhje, si do të duken Pirdeni e Lluka në banakun e qeverisë, Blendi Klosi që në Dibër iu thosh njerëzisë jam nga Klosi siç kam mbiemrin, Shalsi që së fundmi ka zbuluar origjinën e të parëve nga Hasi kusheri me Pjeter Bogdanin te dy poet?!
E mbi të gjitha si do i ndajë raportet e perfaqesimit në “Kronikë” mes Mamices kadareane dhe Beles se pushtetit të vertete?
Apo si do i shkoqisë therrimet Tao me Ulsinë, Nikoqiri me Damon, Vini me Buqeten gonxhe, Malaj me Vengun e vogelith??
Po me Tezen sa mike e kam patur dikur e me bren ndergjegjia per darametet qe i kam shtuar ç’do bëhet, kush do e ngushelloje, ku do të jetë Ogi dhe mbi të gjitha çfarë do të bëjë Bora në shtator, e cila ëndërrat e verës i thonë që do të jetë prapë aty pranë Babos në ndonjë ofiq më të madh se helbete dikasteri i fëmijëve i rri i vogël shtatlartësisë së saj politike. ?
Në këtë lumë mendimesh të pështjelluara për personazhet e kronikës, sivllezërit e mi opozitarë duken indiferentë, megjithëse qejfi ua ka e xhani ua do kur kronika kujtohet për ta sidomos kur ua lavdëron betejat epike kundër Babos si luftëtarë të virtytit kunder vesit?!
Kryezëvëndës lider Muli një mik i beses dhe shefe Albana, megjithëse më pranojnë tashmë në mesin e tyre me ca doza dyshimi, më hodhën një shikim kritik në seancën e fundit , kur goja lëng me shkonte per një cope kek, si për të thënë bëre ç’bëre këto vite që iken , na thyeve zemren tani thirri mendjes dhe lëri kronikat se shkojne ca te Doktori e i thone ja ai veç tallet!
Megjithese Doktori i njeh e respekton trillet e njerzve të fjales, narcizmin e tyre të padëmshem!
Lideri në perspektivë miku tjeter si zog dreqit Gazi i murretyer , rri mejtueshëm duke përgatitur arsenalin për t’i vënë zjarrin parlamentin e qeverisë së shtatorit, ndërsa Jorushi i Tabakëve ah Jorushi i Tabakeve ka shpallur kandidaturën për të qënë kryetare e komisionit europian, se jeta e saj humbet kuptimin pa histori negociatash, përafrimesh e përlargimesh, njerëzia ka vertetë halle të tjera, por motoja e PD “ Shqiperia si gjithë Europa” e lë pa gjumë! Ajo pulit sytë e fle vetem kur Shqiperia gerrhet e patrazuar!
Kronikes nuk i mungojnë sfiduesit , qortonjësit e ziliqaret! Një grua e mazhorances me tha hoqe e vure ministra keta vjet por Etilden se mbajte dot deputete paçka se ja perkufizove melankolinë e pikellimin per “Shqiperine 2030”në Kuvend ! Eh ja “Kronika” është si jeta histori suksesi e deshtimesh!
Por, krahas miqve kronikës i janë ofruar këto kohë edhe disa aspirantë levender të vertetë ne profesionin e tyre, si Fatjon Binjaku, Mane Stafa, Ermal Syziu , Isë Myzyraj, Ardit Hoxha, Eridian Salianji apo Marash Logu, këshilltari jonë i ligjeve të botës së këndejme dhe andejme qe po i the shendet plaç ta kthen! Në pak vite do bëhet një Gaz Bardh i vertetë sidomos në dhëmshuri e marifet!
Everest Dedaj pasi u shfaq me dy pisqolla duke i hapur rrugen Gazit ne Rinas ka rënë në dileme të qendrojë tek penda apo t’ja vertisë me pushkë si mirditor zamani që është?! Qerratenj e qafirë të mëdhenj siç janë më shkruajnë shpesh, por gjithnjë fshehurazi sugjerime për kronikën.
I bren mendimi se po ta marrin lapsin e të shkruajnë vetë ndonjë kronikë, njerëzia nuk do t’i marrë seriozisht e ngaqë duan të duken shumë serioz e të ditur, me shikim të mprehtë e çehre të rëndë, nuk ia lejojnë vetes këtë liri të tepruar.
Vatani ka halle e ata ja qajnë ndaj duan te qeshin me harxhet e mia shejtanet!
Nuk janë si Kosta, të cilin dje e pyeta të të lë baxhier në ziafetin socialist, të tundesh llallë me dybek anipse akademik i vertete dhe Harvardist, apo të ve Genc Gjonçajn si më i dhënë pas punes fizke , si jo tha, nuk refuzohet kurrë një rrol në Kronikë! Ja kesaj i them vetedijë e lartë unë!
Autori i kësaj rrekeje që e di mirë se këtyre të uruarve u vlon dëshira që një ditë të jenë aty mes mejhanes së kuvendit popullor, nuk ua zë për të madhe dhe i pret me buzëqeshje sugjerimet e tyre që shpeshherë jo për kronikë, por nuk vlejnë as për diktim te klasat e Akademisë rilindase socialiste në orët e mësimit të presor Çuçit dhe zyshë Etildës.
Nejse, kështu duket se do ta çojë Kronika këtë verë me miq dhe aspirantë, personazhe të vjetra dhe të rinj, që të gjithë me merakun se si do i vejë halli kësaj pune dhe si do duket ajo në vjeshtë?!
Nga shtatori ajo fillon mandatin e dytë, pavarësisht se në fletën e votimit nuk e kishin vënë kronikën kandidat as në të mbyllur, e as në të hapur, kronika ishte e kudogjendur me autorin dhe personazhet e saj, ndërsa për votues ishin lexuesit e saj në gazeta, portale e rrjete sociale që padurueshem presin episodin e rradhës të kësaj hapesire gazmore në një sistem të ashper politik.
Kur e pyetën autorin e Kronikes gjatë zgjedhjeve në fshatin Ferrë Trashë të Mamurrasit ç’janë ato që shkruan, u përgjigj me droje për pyetjen gjysëm kurioze e gjysëm kritike se ato janë humor për të thënë gjëra shumë serioze. Per pak pritet te kthehet Ervin Salianji që si Robin Hudi jua merr të pasurve dhe u jep të varferve, po ashtu edhe ai ku gjen te merzitur i gezon dhe ku gjen te gezuar i merzit , duke na dhuruar secilit shqetesimin që na duhet!
Hë doni më per Belulin dhe miqtë e tij?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38