Flash News

Kosova

Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë

Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Kosovë. 

Një vajzë 2-vjeçare është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallç.

Policia njofton se e mitura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore por ka mbërritur aty pa shenja jete. 

“Një fëmijë i gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallç. Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mirëpo, sipas mjekëve, ka arritur pa shenja jete”, është shprehur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai shtoi se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe se hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar.

Të fundit