Flash News

E-TJERA

Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë

Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë

Janë zbuluar mesazhet tronditëse të gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, i riu që vrau ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare Ilaria Sula, në Romë.

Sipas Prokurorisë së Romës, Samson akuzohet për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi. Ai kishte ndarë mendimin për ta vrarë Ilarian në biseda me miqtë, të cilat tashmë po përdoren si prova për planifikimin e krimit, “Kthehu ose do ta vras”.

Trupi i pajetë i vajzës u godit me thikë dhe më pas u fsheh në një valixhe, që u braktis në një përrua pranë Via Homs. Autori, sipas hetuesve, kishte krijuar skenarë për të devijuar hetimin dhe ishte shtirur si Ilaria në biseda me shoqet e saj përmes rrjeteve sociale.

Në një nga mesazhet e dërguara me identitetin e viktimës thuhej: “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”. Hetuesit dyshojnë se kjo ishte përpjekje për të çorientuar policinë dhe për të ndërtuar alibi të rreme.

Ndërkohë, edhe nëna e autorit është vënë nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë. Hetimet po vijojnë, ndërsa mediat italiane e kanë cilësuar ngjarjen si një nga rastet më tronditëse të dhunës ndaj grave në muajt e fundit në Itali.

Të fundit