Flash News

E-TJERA

Shkarkimet në bashkinë e Vlorës, Sulo: Rama kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore në Elbasan

Shkarkimet në bashkinë e Vlorës, Sulo: Rama kërkon të

Analisti Arion Sulo e ka cilësuar situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës një lajm të prodhuar nga propaganda, pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Rama të 21 drejtorëve.

I ftuar në A2 CNN ai tha se, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore me mbetjet në Elbasan dhe inceneratorin që sipas tij nxjerr në pah korrupsionin.

“Vlora është një lajm i prodhuar nga propaganda nuk ekziston problemi. Ne kemi një dialog pa zë vetëm me figurë. kemi djegien e mbetjeve dhe mungesë uji në Vlorë. Mbetjet digjen për vit në Vlorë dhe Rama e pa pasi iu bashkua Elbasani. Filloi për ujin e mbetjet, as ujin e mbetjet nuk ka bashkia Vlorë se Serishtën në Vlorë e ka Klodian Zoto e Mërtiri, nuk e ka Ermal Dredha, ujësjellësin e nxori sot. Nuk ka lidhje Vlora. Ajo që bën ai atje. Doli lajmi për dorëheqje tha që Tirana nuk mund të jetë si Vlora ministri i Brendshëm të kapë karriget në rrugë. Ajo lagje historike ka biznese, është fake, mizanskenë. Është heqje vëmendje për inceneratorin se inceneratori nxjerr korrupsionin, është krim mjedisor”, tha Sulo. 

Sipas Sulos , kreu i qeverisë kërkon “koka turku” për shifrat në rënie të turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë.

“Edhe Tirana është pa zgjidhje dhe shifrat e turizmit janë në rënie dhe ai do koka turku për këtë. Është fillimi i rënies së turizmit. Rindërtimi është ftohur në lidhje me një vit më parë, bujqësia është në rënie”, tha Sulo. 

Të fundit