Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde

Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar së fundmi Lungomaren në Vlorë me qytete të medha si Parisi, Londra dhe New York-u, duke thënë se nuk ka asnjë problem me karriget dhe shërbimin në trotuar, por ka ardhur koha të clirohen troturaret nga barrikadat.

Por këto krahasime të kryeministrti duken më shumë si fjalë të bukura për 'like' në rrjete sociale sesa si pasqyrim i realitetit.

Në qytetet që përmend Kryeministri, hapësira publike nuk ndryshohet me një vendim të vetëm apo me një postim në Facebook. Aty, çdo ndërhyrje në trotuar apo shesh duhet të jkaloje nëpër diskutime publike, konsultime me qytetarët dhe rregulla të qarta që vlejnë për të gjithë.

Në Shqipëri, ndodh e kundërta, pasi vendimet merren nga lart dhe shpesh pa pyetur askënd. 

"Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi", shkruan Rama. 

 

Të fundit