Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki

Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki

Pas shkarkimeve masive me urdhër të tij, Rama ka vizituar sërsih sot Bashkinë e Vlorës.

Ai është parë të shoqërohet nga kreybashkiaku Ermal Dredha, ministri Pirro Vëngu dhe drejtuesi politik i PS për Vlorën, Bledi Çuçi. Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së dytë të Ramës në Vlorë.

Ka rënë në sy fakti se Rama nuk i ka shtrënguar dorën askujt, por ka ecur drejt bashkisë.

Kjo vjen disa ditë pasi me urdhër të Ramës nënshkruan dorëheqjen drejtorët e bashkisë si edhe drejtues të degës së PS në qytet.

Dy ditë më parë, Rama nisi një 'operacion' spastrimi ndaj bizneseve dhe individiëv që sipas tij kanë zaptuar hapësirat publike. Kjo lëvizje preku më shumë zonën e Lungomares dhe ndoshta një arsye e vizitës mund të jetë edhe kjo.

Të fundit