Flash News

Bota

Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas

Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas

Cristiano Ronaldo është fotografuar për herë të parë që kur vendosi të mos merrte pjesë në funeralin e Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht pas një aksidenti rrugor javën e kaluar, shkruan Daily Mail. 

Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas

Jota, 28 vjeç, dhe vëllai i tij, Andre Silva, 25 vjeç, u vranë kur makina e tyre u përplas në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Spanjën veriore.

Aksidenti ndodhi vetëm 11 ditë pasi Jota ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë Rute Cardoso, e cila është nëna e dy djemve të tij Dinis, katër vjeç, dhe Duarte, dy vjeç, si dhe vajzës së tij të vogël Mafalda, e cila është vetëm tetë muajshe.

Dyshja u varros në varrezat Gondomar në Portugali të shtunën pasdite, me shumë nga shokët e ekipit portugez të Jotas, përfshirë Bernardo Silva dhe Ruben Neves, duke i bërë homazhet e tyre sulmuesit.

Megjithatë, kapiteni i Portugalisë nuk ishte një prej tyre, dhe besohet se ai vendosi të mos shkonte në funeral për shkak të tragjedive të mëparshme që ka pësuar në jetën e tij.

Një ditë pas funeralit, Ronaldo u fotografua duke pushuar në një jaht në Mallorca me Georgina Rodriguez, ndërsa vazhdon të përballet me vdekjen e Jotës.

Mediat portugeze raportuan se 40-vjeçari ishte në një jaht kur shumë prisnin që ai të fluturonte për në Gondomar, një komunë pranë Portos. 

Sipas gazetës portugeze Record, Ronaldo mund të ketë vendosur të mos marrë pjesë në këtë ngjarje për shkak të ndjeshmërisë që lidhet me vdekjen e babait të tij, Jose Diniz Aveiro, i cili vdiq në shtator të vitit 2005 kur Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç. 

Të fundit