Flash News

E-TJERA

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve

Zjarret e verës rrezikojnë monumentet e kulturës dhe objektet e trashgimisë kulturore në Gjirokastër, veçanërisht parkun Arkeologjik të Antigonesë.

“Gjatë kësaj periudhe në këtë park janë kryer punime mirëmbajtëse kryesisht në evitimin e bimësisë së rritur pasi në këtë sezon të temperaturave të larta egziston mundësia e rrezikut nga zjarret, nisur edhe nga pozita gjeografike e këtij parku”, tha Ardis Duka, drejtor i DRTK, Gjirokastër.

Në bashkëpunim me komunitetin e zonës së Lunxhërisë synohet parandalimi i zjarreve në zonën ku shtrihen rrënojat e këtij siti arkeologjik.

“Duke kryer pastrimin e gjithë këtyre monumenteve që ndodhen në këtë park si dhe njoftimi i të gjithë bannorëve për të evituar mundësinë e zjarreve në këtë park”,  tha Duka në EuronewsAlbania.

Të fundit