Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi flet nga SPAK për dosjen “Partizani”: Mbi 20 muaj zvarritje pa asnjë fakt penal

Malltezi flet nga SPAK për dosjen “Partizani”: Mbi 20 muaj

Jamarbër Malltezi deklaroi sot para SPAK se ende nuk ka një vendim të bazuar në prova, lidhur me dosjen “Partizani”, edhe pse kanë kaluar shumë muaj zvarritje.

Malltezi tha se prokurorët janë vënë në dispozicion të Ramës.

“Jemi në përballjen e radhës, po kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë. Ka mbi 20 muaj që Prokuroria politike ka marrë vendimin dhe gjyqtarët janë vënë në dispozicion të Edi Ramës”, u shpreh ai.

Malltezi tha se Prokuroria e Posaçme nuk posedon asnjë fakt penal.

“Ka fakt penal?! Thanë që ishte në plan përhapje, ajo çuditërisht nuk ka qenë fare. Të gjitha i kanë rënë, megjithatë çdo gjë mund të ndodhë. S’më lejohet as të komunikoj me avokatët e mi!”, tha ai.

Të fundit