Flash News

POLITIKOFF

Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin

Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën

Sulmuesi i krahut, Allan Saint-Maximin, ka tronditur opinionin publik me rrëfimin e tij rreth përvojës në Fenerbahçe, duke e përshkruar atë si një “luftë toksike” dhe duke ngritur akuza të rënda ndaj klubit turk.

Gjatë një interviste në kanalin YouTube të Zack Nani, sulmuesi francez – i huazuar sezonin e kaluar nga Al-Ahli i Arabisë Saudite – tregoi se ishte përballur me situata të rënda që, sipas tij, “e prekën në mënyrë të pashmangshme”.

"Jam një njeri i ndershëm dhe nuk do të doja t’i vendosja njerëzit në situata të vështira. Por kam arritur në një fazë ku nuk kam më frikë nga asgjë. Ata u përpoqën të më drogonin, duke më injektuar gjëra të pakuptimta”, deklaroi ai.

Sipas tij, trajtimi nga klubi nuk kishte asnjë ndjeshmëri njerëzore, madje edhe kur babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“E vetmja gjë që kishte rëndësi për ta ishte loja. Por ku është ana njerëzore? Kur jam në gjendjen time më të keqe, më qëndro afër” – deklaroi ai.

Francezi, i cili pati një fillim të mirë sezoni por më pas ra ndjeshëm në formë, shtoi se pati një përballje direkte me trajnerin José Mourinho.

“Fola me Mourinhon si burri me burrë. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm dhe më ndihmoi të përparoja, por edhe ai pati shumë pengesa gjatë sezonit”, nënvizoi sulmuesi.

Klubi turk ka reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të Saint-Maximin, duke paralajmëruar masa ligjore.

“E kemi ndjekur me habi deklaratat e Allan Saint-Maximin në rrjetet sociale. Shtrembërimi i fakteve në lidhje me trajtimin shëndetësor përbën një përpjekje për të dëmtuar reputacionin e klubit tonë. Si Fenerbahçe SK, do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore kundër çdo pretendimi të pavërtetë ose keqinterpretimi që cenon imazhin tonë”, shkruan klubi turk.

Kjo përplasje vjen vetëm pak kohë pasi Saint-Maximin përfundoi sezonin e huazimit te Fenerbahçe, pa arritur të bindë plotësisht Mourinhon dhe stafin teknik.

Të fundit