Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas kritikave të Ramës, dorëheqje në Bashkinë e Vlorës? Dredha: Nuk ka vendime antikushtetuese

Pas kritikave të Ramës, dorëheqje në Bashkinë e

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha foli në lidhje me aksionin e deklaruar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në qytet.

I ftuar në euronews Albania, ai bëri të ditur ecurinë e këtij aksioni dhe theksoi se pas kritikave të kryeministrit, të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e bashkisë janë më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve.

Në studio ishte edhe gazetari Bledian Koka, i cili e pyeti kryebashkiakun në lidhje me dorëheqjet e drejtorëve të bashkisë pas kritikave të Ramës dhe nëse vetë Dredha kishte menduar ta japte dorëheqjen.

Dredha iu përgjigj gazetarit duke thënë se një vendim antikushtetues do të ishte vetëm nëse drejtorët do të shkarkoheshin pa të drejtë.

“Drejtorët nuk janë shkarkuar pa të drejtë, nuk kemi asnjë vendim antikushtetues. Në këtë aspekt, ata nuk janë shkarkuar pa të drejtë, por ne kërkojmë nga vetja të bëjmë më të mirën e mundshme dhe këtë e kemi si detyrë ndaj vetes dhe ndaj atyre që punojnë me ne. Jemi gjithmonë në kërkim të mundësive të reja dhe për të dhënë mundësi profesionistëve të rinj,” tha Dredha.

 

 

Të fundit