Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti

Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një komunikimi online me gazetarë shqiptarë nga diaspora.

I pyetur se çfarë do të kishte bërë ndryshe nëse zgjedhjet e 11 majit do të ribëheshin, Berisha pranoi se mund të ishin bërë disa ndryshime në përzgjedhjen e kandidatëve dhe në mënyrën e angazhimit elektoral.

 “Nëse zgjedhjet do të ribëheshin, parë në retrospektivë, do të kishte ndryshime në kandidatura. Mund të kishte angazhime më të gjera,” tha Berisha. Megjithatë, ai vlerësoi programin e PD-së si më të mirin që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Sipas tij, fushata e PD-së u mbështet në një ekspertizë të nivelit më të lartë ndërkombëtar. “Ekspertiza për këto zgjedhje ka qenë ajo e ekipit fitues të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Edhe në vitin 2005 kam pasur ekspertizën e fituesve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në doktrinën elektorale besohet se fitimtarët e zgjedhjeve presidenciale në SHBA janë ekspertët më të mirë elektoralë.”

Berisha u shpreh se, pavarësisht punës së madhe të bërë, zgjedhjet u zhvilluan në një klimë që ai e konsideroi si farsë, duke deklaruar se “vota vdes pa hyrë në kuti”.

Të fundit