Flash News

DITARI POLITIK

KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit

KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të mblidhet sot në orën 11:00 për të vendosur nëse do të quhen të vlefshme zgjedhjet në qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan, pas rinumërimit të votave.

Partia Demokratike – ASHM kishte kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh në disa qarqe, por deri më tani kërkesat janë rrëzuar në 8 prej tyre. Në Durrës u rinumëruan 85 kuti votimi, pjesa më e madhe nga diaspora, por nuk pati ndryshim në rezultat.

Në Tiranë u konstatuan gabime të dukshme gjatë rinumërimit, ndërsa në Fier rezultati për një mandat u vendos nga vetëm 10 vota. Mandati i shkoi Maldrita Bardhos, por ajo e refuzoi, duke ia lënë vendin Zegjine Çaushit, që kishte dalë më mirë në raundin e parë.

Anëtarët e KAS ngritën dyshime edhe për krime zgjedhore nga numëruesit, por pavarësisht disa ndryshimeve, përbërja e Parlamentit të ri qëndroi e “paprekur”.

Të fundit