Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Betonizimi i Thethit nuk është rastësor, por një joshje elektorale që u servir për interesa politike dhe klienteliste

Spahia: Betonizimi i Thethit nuk është rastësor, por një

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një ndërtim pa leje në zonën e Thethit.

Kreu i qeverisë bëri me dije se bëhet fjalë për një ndërtim në zemër të Thethit, në shkelje të ligjit, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Bardh Spahia, ka reaguar, duke theksuar se betonizimi i Thethit nuk ishte një aksident administrativ, por një veprim i qëllimshëm me prapavijë elektorale. “I gjithë ky projekt u përdor për interesa politike dhe klienteliste, duke dëmtuar një nga perlat natyrore të veriut të vendit,” deklaron Spahia.

Ai dënon gjithashtu një gjuhë të përdorur nga eksponentë të mazhorancës, të cilën e cilëson si denigruese dhe diskriminuese ndaj veriut:

“Shprehje si 'tokë e xanun Benet' janë jo vetëm fyese, por dëshmojnë për një mentalitet përjashtues, që nuk ka vend në një qeverisje gjithëpërfshirëse.”

Spahia e mbyll reagimin e tij me thirrjen për transparencë të plotë, ndëshkueshmëri institucionale dhe mbrojtje të pasurive natyrore nga çdo formë abuzimi politik.

POSTIMI

Prokuroria nxjerr bllof Ramën duke vënë në dukje dhe argumentuar përgjegjësinë dhe përfshirjen e Benetit dhe institucioneve shtetërore në skandalin e betonizimit të qendrës së Thethit.

Ja pse Rama bëri show dhe përtej teatrit nuk tha asnjë fjalë për përgjegjësinë e Benetit dhe institucioneve qeveritare.

Betonizimi i Thethit nuk është rastësor, por një joshje elektorale që u servir për interesa politike dhe klienteliste.

Tokë e xanun Benet është një shprehje denigruese krahinore që përdoret për të diskriminuar veriun, por ti nuk ke nga ta dish se je nga Prushi ose nga Hamallaj.

Të fundit