Flash News

E-TJERA

“E ndërtova me borxhe, në tokën e të parëve”, Flet e moshuara pas aksionit të IKMT-së në Theth

“E ndërtova me borxhe, në tokën e të

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale dëshminë e të moshuarës Lene Prroni, e cila raportohet se është pronare e tokës ku ishin kabinat e pushimit në fshatin Theth që u shembën sot nga një aksion i IKMT-së.

Prroni është shprehur në Prokurorinë e Shkodrës se kabinat i ka ndërtuar vetë me para borxh nga të afërmit, ndërsa ka deklaruar se kabinat i ka ngritur pa leje sepse objektet janë pa themele dhe pa betone. Ajo është shprehur gjithashtu se nuk ka dokumente pronësie, por truallin e ka të trashëguar brez pas brezi. 

"Kapanonet e gjetura janë të vendosura ne pronën time, është një pronë që e kam të trashëguar nga paraardhësit e mi. Deklaroj se jam interesuar pranë Bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por më thanë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh. Dhe unë nuk kam dokumente pronësie, por e kam të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu deklaroj se në dijeninë time, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i kam marrë borxh, tek të afërmit e mi, për të ndërtuar këta kapanone. Kam patur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qenë se nuk kisha çoban për t'u kujdesur për to, i shita të gjitha,"-raportohet se ka thënë ajo.

Të fundit