Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i trotuareve të zaptuar/ Teliti: Rama po bën rolin e kryebashkiakut! U kujtua pas zgjedhjeve

Lirimi i trotuareve të zaptuar/ Teliti: Rama po bën rolin e

Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti ka komentuar aksionin e nisur së fundmi për lirimin e trotuareve apo hapësirave publike të zaptuara nga bizneset, kryesisht lokalet.

I ftuar në SYRI TV, Teliti ngriti shqetësimin se ligjshmëria në territor zbatohet në mënyrë të përzgjedhur dhe të vonuar, zakonisht vetëm pas zgjedhjeve, ndërkohë që gjatë fushatave të njëjtat objekte ishin në funksion të aktiviteteve politike të mazhorancës.

Ai vë në pah edhe rolin gjithnjë e më të centralizuar të kryeministrit në vendimmarrjen vendore, duke e cilësuar si një “kryebashkiak kombëtar”.

Teliti:  Nëse janë me leje do të thotë që janë brenda kushteve teknike. Nëse janë brenda kushteve teknike do të thotë që një inxhinier apo një specialist të bashkisë përkatëse e ka autorizuar praktikisht lidhjen e asaj strukture. Në momentin që është me leje, çdo lloj ndërhyrje është antiligjore dhe është totalisht në shkelje të ligjit. Ama ka dhe një pjesë tjetër që janë ndërhyrjet në sensin abuziv, ose ndërhyrjet që kanë marrë leje për 10-15 metra katrorë por e kanë bërë 25 metra katrorë. E kanë zgjeruar më tepër seç duhet.

Nga njëra anë, po ta marrësh qeveria ka të drejtë, është bashkia në këtë rast. Nëse bashkitë janë bërë tashmë departamente pranë kryeministrisë dhe kryebashkiaku i gjthë Shqipërisë, dihet se kush është, pra është vetë kryeministri Edi Rama dhe gjithashtu po luan rolin e kryebashkiakut të Tiranës dhe Vlorës. Nesër do të luajë të Korçës, nesër të Fierit e kështu me radhë.

Normalisht duhet bërë ndërhyrja për të zbatuar ligjin. Problematika është sesi arritëm në këtë pikë ne. Nuk është një fenomen që na ndodh për herë të parë, është një fenomen dhe një ngjarje që çdo pas zgjedhje gjithmonë kujtohet qeveria për ligjshmërinë e territorit edhe thotë: E kam territorin nën kontroll apo jo?

Edhe ndodh që deri në atë datë, deri në datën e zgjedhjeve, e ka lënë atë në gjendje të lirë të bëjë çtë dojë. Po të hapi rrjetet sociale të kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhje, shikoni që janë këto lokale që sot po prishen që bëheshin takimet prej tyre. Ishin po në këto lokale që lavdëronin biznesin, ku thoshin bravo bizneset kanë bërë investime.

Të fundit