Flash News

E-TJERA

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në malin Vastak të fshatit Dukat. Deri tani flakët kanë shkrumbuar mbi 160 hektraë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha.

Shuarja e zjarrit është bërë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur, mungesës së burimeve ujore dhe mjeteve, pasi zjarrfikësit janë lopata, kazma dhe pompa shpine.

Zjarri rrezikon të përhapet në drejtim të parkut kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore. Flakët favorizohen edhe nga era e cila i përhap më tej.

Të fundit