Flash News

E-TJERA

Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma

Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër,
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek degëzimi në hyrje të Lezhës.

Një taksi është përplasur me kamionin i cili mbledh mbeturinat. Për pasojë, drejtuesi i taksisë mbeti i bllokuar në mjet dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit