Flash News

E-TJERA

Përdhunoi dhe dhunoi të moshuarën 75-vjeçare në Itali, arrestohet në Fier i riu shqiptar pas 3 vitesh arrati

Përdhunoi dhe dhunoi të moshuarën 75-vjeçare në

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia shqiptare në qytetin e Fierit, pas tre vitesh arrati, në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në gusht të vitit 2021 në qytetin e Xhenovës, Itali.

Sipas hetimeve të kryera nga policia italiane, kur ishte 20 vjeç, ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 75-vjeçare italiane në një autobus publik dhe më pas e ka ndjekur deri në banesën e saj, ku e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht. Ngjarja tronditi opinionin publik italian për shkak të dhunës dhe brutalitetit të saj.

Autori ishte identifikuar menjëherë pas sulmit dhe Gjykata e Apelit e Xhenovës e kishte dënuar me gjashtë vite burg për veprat penale "dhunë seksuale", "vjedhje të rëndë" dhe "plagosje personale". Megjithatë, i riu kishte arritur të arratisej dhe të shmangte vuajtjen e dënimit.

Pas një periudhe hetimesh dhe bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, u bë i mundur lokalizimi i tij në Fier dhe arrestimi nga policia shqiptare. Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë dhe do të vuajë dënimin për krimet e kryera.

Të fundit