Flash News

E-TJERA

Tragjike në Bulqizë/ 48-vjeçari vdes në galeri pas shembjes së gurëve

Tragjike në Bulqizë/ 48-vjeçari vdes në galeri pas

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në zonën minerare të Martaneshit, në Bulqizë, ku një punonjës i një subjekti minerar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 brenda galerisë së minierës, ku dyshohet se gjatë procesit të punës është shembur një masë e konsiderueshme shkëmbinjsh, duke zënë poshtë punonjësin A.C., 48 vjeç, banues në Krastë. Për fat të keq, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në ambientet e punës.

Ngjarja rikthen edhe një herë në vëmendje problematikat që lidhen me sigurinë në miniera dhe kushtet e vështira të punës për qindra minatorë në këtë zonë.

Të fundit