Flash News

E-TJERA

Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës në prag fushate

Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të

Arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar si një moment që i lëvizi disi ekuilibrat.

“Arrestimi i Veliajt dha një shok në anën e majtë, e rriti PD-në në nivelet më të larta të fushatës”, tha Fevziu në tv Klan.

Megjithatë në më pak se një muaj që na ndan nga dita e zgjedhjeve, nuk parashikon ndonjë dinamikë të re në këtë aspekt. 

“Është vetëm kaq, vendime të tjera mund të merren pas zgjedhjeve. Nuk do ketë ndryshim të madh në këto dy javë e ca fushatë”, shtoi ai.

Fevziu bëri një analizë edhe për fushatat zgjedhore në vend, duke e cilësuar këtë të këtij viti si ‘bosh’.

Të fundit