Flash News

E-TJERA

Aksident në Përmet/ 60-vjeçarja përplaset nga një automjet

Aksident në Përmet/ 60-vjeçarja përplaset nga një

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:45 në kryqëzimin kryesor të qytetit të Përmetit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip “BMË”, shtetasi J.K., 39 vjeç, ka përplasur aksidentalisht shtetasen V.L., 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën. Për pasojë, 60-vjeçarja ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit