Flash News

Kosova

Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me ngërçin politik dhe moskonstituimin e Kuvendit.

Krasniqi është shprehur se ata e kanë kërkuar edhe më herët përfshirjen e saj për të gjetur një zgjidhje mbi situatën aktuale politike.

 Ai tha se angazhimin e presidentes e sheh si pozitiv, por shprehi skepticizëm për mundësi të rezultatit nga ky takim.

“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë. Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.

Të fundit