Flash News

E-TJERA

Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)

Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet

Një 38-vjeçar është arreastuar këtë të martë nga Policia në Vlorë pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. 

Bluë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Eduart Islamaj, pasi akuzohet se ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”.

Sipas Policisë, përveç zjarrvënies së qëllimtë, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth, u rrezikua edhe zona e mbrojtur e pyllit të Sodës.

Islamaj është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Të fundit