Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vijon rinumërimi në Fier/ Ceno Klosit i hiqen rreth 1 mijë vota të shtuara padrejtësisht

Vijon rinumërimi në Fier/ Ceno Klosit i hiqen rreth 1 mijë vota

Procesi i rinumërimit të votave të Qarkun e Fierit vijon ende, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 70% e kutive.

Raportohet se në numërimin e parë ka rezultuar se kandidatit të PS, Ceno Klosit, i janë shtuar 940 vota plus padrejtësisht. 

Kjo është një shifër e konsiderueshme votash të pamerituara për një nga kandidatët më të përfolur jo vetëm në Qarkun e Fierit, pasi janë 10% të totalit që ai ka marrë në zgjedhjet e 11 majit.

Tashmë, 940 votat shtesë që kanë shkuar padrejtësisht për Klosin do ti zbriten nga rezultati i 11 Majit. 

Pas Fierit, rinumërimi i cili pritet të mbyllet brenda javës, radhën do ta ketë hapja e kutive të Durrësit, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

Të fundit