Flash News

E-TJERA

Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë

Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë

Profesori dhe akademiku Artan Fuga është i mendimit se gazetariasot ndodhet në krizë dhe se tregu i medies është zopëzuar tejmase.

Në një intervistë në Ora News, ai tha se kjo është një krizë shumë e fortë e cila vjen për disa arsye, duke filluar qysh nga burimet e informacionit që janë rritur në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Fuga: Unë nuk e di nëse do kemi një ligj të mirë apo jo sepse deri tek ligjbërja do të kalojnë disa faza. Por fillimisht unë dua të sqaroj që unë nuk jam pjesë e ekpertizës që merret me këtë proces dhe e shikoj si njeri i interesuar, si një pedagog i komunikimit masiv edhe pjesë e departamentit të gazetarisë dhe të komunikimit.

Por thënë kjo për të pozicionuar veten, pra jam jashtë këtij procesi personalisht dua të them që unë përshëndes faktin që Këshilli i Evropës edhe delegacioni i BE kanë menduar që të bëjë pjesë edhe të angazhojë në këtë proces departamentin e gazetarisë e të komunikimit të Universitetit të Tiranës ku ka intelektualë, studiues, pedagogë edhe të brezave të ndryshëm, e të rinj të cilët kanë qenë dhe një pjesë e tyre kanë eksperiencë gazetari për të vënë pikat mbi i tek ato elementë që mungojnë.


Gjendja reale e gazetarisë sot në mendimin tim është në krizë. Është një krizë shumë e fortë e cila vjen për disa arsye. Tregu i mediave dhe informacionit është copëzuar shumë. Burimet e informacionit janë rritur në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Të fundit