Flash News

E-TJERA

Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon

Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për

Shtyhet serish seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Kamerion Salillari.

Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili.

Ky ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet.

Përfaqësuesi i SPAK Sotir Kllapi tha:

 “Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehurit dhe duhet të kemi parasysh që gjykimi në Apel ka disa afate të përcaktuar në ligj. Sa i takon avokatëve të tjerë që mungojnë e shikojmë të pajustifikuar”.

Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 11 korrik, në orën 13:00

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Të fundit