Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur


Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë zonës së Knallës.

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një motori, ka humbur kontrollin e drejtimit të mototmjetit dhe për pasojë motori është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të fundit