Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm

Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa:

Çështja e ligjit të kontestuar “Për Zonat e Mbrojtura” kthehet sërish në fokusin e drejtësisë.

Nesër, më 1 korrik, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e dytë për këtë ligj, i cili sipas opozitës, i hap rrugë ndërhyrjes së pakufizuar në territoret me mbrojtje të veçantë mjedisore.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë.

Ajo e ka konsideruar ligjin si “antikushtetues” dhe si një kërcënim serioz ndaj trashëgimisë natyrore e të drejtës qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm.

Të fundit