Flash News

E-TJERA

Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen

Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen

Pesë fshatra në Njësinë Administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës rrezikojnë të izolohen.

Dëmtimi i tubacionit të një hidrocentrali ka bërë që rruga që i lidh ato me Krastën të çahet dhe të bëhet gati e pakalueshme.

Banorët protestuan këtë të martë duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve, në mënyrë që të mos vijojë shembja.

 Ata shprehen se prej të paktën 6 ditësh kanë lajmëruar kompaninë dhe institucionet përgjegjëse, por deri tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet që injorojnë shqetësimet e komunitetit.

Kryetari i fshatit Gjon, Kasem Muça thotë se ka njoftuar të gjitha institucionet por deri tani nuk ka ndërhyrje.

Rruga në fjalë është asfaltuar vetëm dy vite më parë dhe lidh fshatrat Gjon, Peshk, Val, Lenë e Balenj me qytetin e Krastës

Të fundit