Flash News

Bota

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, Spanja dhe Anglia regjistrojnë qershorin më të nxehtë

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, Spanja dhe Anglia

Spanja dhe Anglia kanë regjistruar qershorin më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa temperaturat përvëluese vazhdojnë të përfshijnë Evropën.

Shërbimi meteorologjik i Spanjës, Aemet, tha se qershori "jashtëzakonisht i nxehtë" - me një temperaturë mesatare prej 23.6C (74.5F) - "ka thyer rekorde", duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin.

Në Angli, Zyra Meteorologjike tha se temperatura mesatare e qershorit prej 16.9C vendosi një rekord të ri për atë muaj, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në tërësi pa qershorin e saj të dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884, shkruan BBC

Portugalia kontinentale përjetoi një temperaturë rekord ditore për qershorin prej 46.6C. Të dhënat mesatare mujore ende nuk janë publikuar.

Zjarret në Turqi detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve, ndërsa dy persona vdiqën në Itali të cilet dyshohet se jane te lidhura me nxehtësinë.

Gjatë natës, në ditën e parë të korrikut, Aemet tha se disa vende në të gjithë gadishullin Iberik kishin arritur 43C, por shtoi se një ulje e temperaturave do të vinte nga e enjtja.

Temperaturat e natës të regjistruara gjatë natës deri të martën arritën 28C në Seville dhe 27C në Barcelonë.

Më vonë të martën, Mbretëria e Bashkuar regjistroi 34.7C në St James's Park në Londër, duke e bërë atë ditën më të nxehtë të vitit deri më tani.

Të hënën, temperatura më e lartë ditore në Mbretërinë e Bashkuar u regjistrua në Aeroportin Heathrow në Londër me 33.1C. Ndërkohë, Wimbledon regjistroi një temperaturë prej 32.9C, dita më e nxehtë e hapjes së turneut të tenisit e regjistruar ndonjëherë.

Sipas të dhënave të përkohshme, Zyra Meteorologjike tha se temperatura mesatare e Mbretërisë së Bashkuar prej 15.2C për qershorin ishte e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë për atë muaj.

 

Të fundit