Flash News

Ditari i Opozitës

'Skema filloi 6 muaj përpara', Korreshi: SPAK të hetojë vjedhjen elektorale në Lushnjë

'Skema filloi 6 muaj përpara', Korreshi: SPAK të hetojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korrieshi hodhi akuza të forta mbi procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilësoi si një farsë elektorale me pasoja të rënda në qytetin e Lushnjes.

“Pasojat e vjedhjes galopante në Lushnje janë të mëdha. Në fakt, të flasësh për vjedhje është pak, sepse kjo nuk është vjedhje – kjo është një krim i organizuar për sa i përket vjedhjes zgjedhore. Kemi të bëjmë me një organizim kaq perfekt të makinerisë vjedhëse,” deklaroi Korrieshi në Syri tv.

Ai shtoi se kishte paralajmëruar këtë skemë që në ditët e para pas shpalljes së zgjedhjeve, edhe pse në atë kohë, sipas tij, shumë nuk e besonin dhe ishin ende të përfshirë në diskutimet për kandidatët.

“Kam folur në parlament. Në qarkun Fier kanë dalë mbi 1200 të ardhur me pasaportizim nga Tirana, dhe nëse i shikon me kujdes, pjesa më e madhe janë drejtues ministrish dhe të OSHEE-së. Është një skemë e përgatitur që gjashtë muaj më parë, për të rritur numrin e votuesve në qendra që rrezikonin mbylljen, si ajo në Mazh,” tha ai.

Deputeti demokrat theksoi se kjo është një çështje që duhet të hetohet nga SPAK, pasi kemi të bëjmë me një krim zgjedhor flagrant.

“Nëse SPAK do të merret seriozisht me krimet zgjedhore, këtu ka një rast flagrant. Janë zhvendosur familje të tëra me qëllim elektoral. Të merren kontratat e qirasë të këtyre individëve dhe të verifikohet nëse janë deklaruar në tatime,” theksoi Korrieshi.

Të fundit