Flash News

E-TJERA

Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!

Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!

Gazetarja Ola Xama ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj kreut të opozitës, Sali Berishës.

Gjatë fjalës së saj gazetarja theksoi se ligji kolegjial i qeverisë Berisha nuk është ligj personal, por ligj që kanë përfituar mijëra familje ish-pronare.

Xama tha gjithshtu se dosja ndaj Berishës është e dobët dhe pa fakte.

“Dy akuzat janë korrupsion dhe pastrim parash. Zoti Malltezi akuzohet se është favorizuar për t’i kthyer një tokë nga familja e gjyshit dhe është favorizuar nga Berisha, në atë kohë kryeministër, përmes përfitimit të një prone, që sipas dokumentave, prona ka qenë e familjes së tij, por është favorizuar me disa vendime nga qeveria.

Për të shpallur terrenin tokë ku mund të ndërtohej, por gjithashtu duke futur procedurën e pagesës me bono privatizimi, duke përfituar tokë ku më pas është bërë investitor dhe është ndërtuar një kompleks me 19 pallate.

Ka përfituar para që i konsideron produkte të veprës penale. Për këto para prokuroria pretedon se Berishës i janë mbuluar disa shërbime shëndetësore, pushime dhe për fondacionin e zonjës Liri Berisha. Po kështu edhe fatura për shpenzime gjyqësore për heqjen e non-gratës në Britaninë e Madhe apo procesin në Francë ndaj ish Sekretarit Blinken.

 SPAK e akuzon zotin Berisha se ka krijuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimin të Pronave, ndër të tjera për të ndihuar edhe dhëndrin e tij për ti dhënë tokën, pork jo është pak qesharake sepse ka qindra mijëra familje që kanë përfituar pronën prej kësaj”, tha Xama per TPZ.

Të fundit