Flash News

E-TJERA

"Shqipëria larg çdo standardi europian"/ Nesho: Rama ka kapur shtetin përmes korrupsionit!

"Shqipëria larg çdo standardi europian"/ Nesho: Rama ka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, ndërsa ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama se ky i fundit e ka çuar vendin larg çdo standardi evropian.

I ftuar në Syri TV, Nesho e konsideron sistemin zgjedhor në Shqipëri si të manipuluar në bashkëpunim me institucionet shtetërore, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre.

Sipas tij, Rama po krijon një realitet virtual për të huajt, ndërsa në vend kontrollon çdo pushtet dhe po tenton të shuajë përfundimisht zërin e opozitës dhe të opinionit publik.

Agim Nesho: Të dy palët luajnë në fushat e tyre. Dihet që situata në Shqipëri është gjithashtu siç e shpjegon lideri i opozitës. Kemi një fenomen skandaloz të zgjedhjeve farsë, të manipulimit komplet me gjithë institucionet e shtetit, gjë që e bën të pamundur brenda standardeve evropiane që të bëhet legjitimiteti i institucioneve dhe vazhdimësia e punës. Kjo është alfa, gjë pa të cilën, Rama nuk merr të drejtën që të mbyllë kapitullin e parë që ka të bëjë me shtetin e së drejtës e kështu me radhë.

Rama punon sigurisht për interesat e tij. Dihet dhe këtu vetë nga zonja Zhulali u tha që ai punon duke krijuar një botë tjetër virtuale për të huajt. Kemi një KE që është administrata burokratike që janë mësuar për inkurajim, por jo se mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësi mbajnë vendet anëtare, Këshilli i Evropës që është forumi më i madh që do të marrë vendimmarrje. Gjatë kësaj periudhe, sigurisht që Rama i ka hipur kalit të Evropës, i vetmi kal i betejës së tij ku dihet që ai është një figurë e diskredituar, duke larguar njerëzit nga Shqipëria, mbi 1 milion e ca. Duke abuzuar me pronat publike dhe financat e vendit, duke bërë pastrimin e parasë, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar, të gjitha...

Ky është një realitet. Rama po punon që në mandatin e katërt të shuajë dhe atë zë sado të vogël të opinionit publik, të opozitës shqiptare, duke ditur që deri tani ka kapur të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, duke përfshirë edhe drejtësinë që e përdor si një armë për të goditur kundërshtarët e tij.

Të fundit