Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Retë e zeza toksike që kanë mbuluar Elbasanin, fytyra e blozë-Qeverisë së inceneratorëve

Blushi: Retë e zeza toksike që kanë mbuluar Elbasanin, fytyra e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me zjarrin e regjistruar këtë të martë në landfillin pranë Inceneratorit të Elbasanit. 

Në një postim në rrjete sociale, Blushi shkruan se retë e zeza toksike që kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra blozë e Qeverisë së ineceneratorëve.

Ai thotë që zjarri në Elbasan nuk është as aksidental dhe as e papritur.

Blushi shprehet se është jo vetëm masakër mjedisore, por edhe një krim ekonomik dhe njerëzor, që duhet të marrë fund dhe duhet ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit.

“Retë e zeza toksike që kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së inceneratorëve.
Tymi i plehrave që digjen janë një dëshmi e gjallë e dështimit dhe mashtrimit më të madh mjedisor dhe financiar në historinë e Shqipërisë – aferës kriminale të inceneratorëve.

Kjo që po ndodh në Elbasan nuk është as aksidentale, as e papritur. Është pasoja direkte e një skeme mafioze të ndërtuar me firmën e Edi Ramës dhe klientëve të tij politikë dhe ekonomikë, që e shitën këtë krim si një “histori suksesi”.
Sot, në vend që të kishim një incenerator funksional që pastron dhe menaxhon mbetjet sipas standardeve, kemi një gropë që vetëm gëlltit miliona euro dhe lëshon helm për qytetarët.

Ku janë rezultatet e qindra milionë eurove të paguara nga taksat e shqiptarëve?
Pse qytetarët e Elbasanit duhet të vidhen dhe të helmohen, ndërsa pronari “de facto”, Edi Rama vijon të jetë i lirë?
Kjo është jo vetëm një masakër mjedisore, por edhe një krim ekonomik dhe njerëzor, që duhet të marrë fund dhe duhet ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit.Po kush ta ndëshkojë? SPAK dhe Altin Dumani që e cilëson këtë “krim intelektual”, vazhdon të fshehë të vërtetën dhe të mbrojë përgjegjësit, duke u fshehur si struci pas reve toksike të korrupsionit?”, shprehet Blushi.

Të fundit